Kryeministri Edi Rama e injoroi interpelancën e thirrur nga Gazment Bardhi për skandalin e McGonigal. Ai ka vendosur që Elisa Spiropali të jetë e deleguara e tij për këtë skandal të rëndë.
Ky vendim ka sjellë tensione në Kuvend. Bardhi tha se nuk pranon që interpelanca të jete me Spiropalin.
“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal. Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullores, interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd. Mos u sill si kukull e Edi Rames,Silluni si kryetare e parlamentit. Thirr kryeministrin në seancë”, tha Bardhi.
Më herët, sërish me forcën e kartonëve, kryetarja e Kuvendit Lindia Nikolla rrëzoi kërkesën e opozitës për një mocion me debat për skandalin Rama-McGonigal.
Kurse deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren, duke kërkuar praninë e Ramës në Kuvend.