Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, miratuar më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës, është një dokument historik që shënon fundin e një periudhe të gjatë të konflikteve dhe aspiratave për pavarësi të popullit të Kosovës. Në këtë dokument, Kuvendi i Kosovës shpall njëzëri pavarësinë nga Serbia dhe shpreh përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar një shtet demokratik, shumetnik, që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë brenda kufijve të saj. Deklarata është hartuar duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet dhe negociatat ndërkombëtare që çuan në këtë moment historik, dhe zotohet për ndërtimin e institucioneve të forta dhe demokratike.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”
—17 Shkurt 2008- Prishtine
Leximi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaci, në prani të deputetëve të Kuvendit te Kosoves, dhe Presidentit te Kosoves, në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e Kosovës – Prishtine, më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.
Terminologjia e deklaratës thotë se Pavarësia e Kosovës është e kufizuar në parimet e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit. Ajo ia ndalon Kosoves te bashkohet me çfarëdo vendi tjetër, ofron vetëm kapacitete të kufizuara ushtarake, thotë se Kosova do të jetë nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe parashikon mbrojtjen e minoriteteve etnike. Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhen shqipe eshte i vetmi tekst autentik.
Në Deklaratën e Pavarësisë, Kosova përcakton qëllimet e saj për integrimin në bashkësinë ndërkombëtare dhe për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore me të gjitha vendet fqinje. Dokumenti thekson gjithashtu përkushtimin e Kosovës për të respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, duke ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Deklarata e Pavarësisë është pritur me entuziazëm dhe shpresë nga populli i Kosovës, duke shënuar fillimin e një epoke të re të zhvillimit dhe përparimit për vendin dhe qytetarët e saj.