Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt te vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikes se Kosoves, ne Prishtine. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosoves, njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaraten e Pavaresise se Kosoves,kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi nje opinion keshillues nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise përmes një Vendimi Keshilldhenes rikonfirmoi se Deklarata e Pavaresise se Kosoves nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Nderkombetar.
Nga Wikipedia