Ka ardhur momenti që korrupsioni shqiptar i krijuar nga Edi Rama, të tronditë edhe vendin lider persa i takon luftës kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jane promotorët dhe financuesit e Reformës në Drejtësi, në Shqipëri. SHBA-të nuk kanë rast të dytë, të kësaj natyre, që të krahasojnë skandalin e Charles McGonigal, ish-zyrtari i kundërzbulimit të FBI-së, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. 

Zbulimi i skandalit Rama/ McGonigal, nga FBI-ja parashikohet të sjellë kosto jo të vogla pasi institucioni ku amerikanët kanë më shumë besim ra pre e korrupsionit të Ramës. 

Në artikullin e gjatë për këtë skandal, revista e famshme amerikane, “Mother Jones” e quan Shqipërinë vend shumë të korruptuar, duke e krahasuar edhe me Rusinë, ndërsa pranon se korrupsioni shqiptar arriti të depërtojë edhe në SHBA. 

“Shqipëria, ashtu si Rusia, është shumë e korruptuar, e rrënuar nga akuzat se shumë zyrtarë, duke përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë, janë të korruptuar. Sagat e bashkuara të Biniatta Trade dhe Charles McGonigal tregojnë se sa lehtë ai korrupsion depërtoi në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Mother Jones.

Në një kohë kur në Shqipëri SPAK-u nuk ben asgje, të paktën SHBA-të nuk do ta kalojnë pa ndëshkuar ligjërisht korrupsionin Rama/McGonigal, sepse vetë amerikanët nuk mund të pajtohen me një zyrtar apo ish-zyrtar të korruptuar. 

Drejtesia atje ka prangosur Charles McGonigal, ndërsa emri i Edi Ramës, njeriu që eksportoi korrupsionin nga Shqipëria atje, përmendet plot 14 herë në aktakuzë.

Foto marr nga internet

By Editor