Në një ngjarje të veçantë në Berlin, UEFA dhe adidas kanë zbuluar topin zyrtar të finales së UEFA EURO 2024, të quajtur “FUSSBALLLIEBE FINALE”. Ky top do te perdoret ne finalen e kampionatit që do të zhvillohet në Gjermani.

Topi “FUSSBALLLIEBE FINALE” përmban një dizajn të freskët me elemente vizuale ikonike të fazës së grupeve, të theksuara me forma të zeza dhe ngjyra të ndezura që përfaqësojnë flamurin gjerman. Baza e bardhë është zëvendësuar me një ngjyrë argjendi tërheqëse, që simbolizon trofeun për të cilin do të konkurrojnë katër ekipet e fundit.

Një nga risitë më të mëdha të këtij topi është teknologjia e lidhur e topit, e cila ofron të dhëna të sakta në kohë reale për gjyqtarët e ndeshjes. Kjo teknologji kombinon të dhënat e pozicionit të lojtarëve me inteligjencën artificiale, duke kontribuar në teknologjinë gjysmë-automatike të offside-it të UEFA-s dhe duke ndihmuar në vendimet gjatë ndeshjes.

Përveç ndihmës për gjyqtarët, teknologjia e re e topit përmirëson përvojën e tifozëve duke ofruar matje të sakta të të dhënave gjatë lojës, përfshirë shpejtësinë e topit, rrotullimin dhe distancën e përshkuar para se të godasë rrjetën. Kjo do të sjellë një nivel të ri të ndërveprimit dhe informimit për tifozët që ndjekin ndeshjet.

Topi është ndërtuar me një bërthamë inovative të quajtur “CTR-CORE”, e cila është projektuar për të përmirësuar saktësinë dhe konsistencën, duke ruajtur formën dhe ajrin maksimal. Lëkura e jashtme “PRECISIONSHELL” përmban tekstura mikro dhe makro dhe një formë paneli prej 20 pjesësh për aerodinamikë të përmirësuar.

Prezenca e topit “FUSSBALLLIEBE FINALE” në gjysmëfinalet dhe finalen e UEFA EURO 2024 shënon një hap të madh përpara në përdorimin e teknologjisë në futboll, duke ofruar një përvojë më të saktë dhe të këndshme për të gjithë të përfshirët.

Foto nga URFA EURO 2024

By Editor