Një 23-vjeçare shqiptare që ndodhej mes të zhdukurve është identifikuar tashmë nga një analizë ADN-je.
Përplasja e trenave i mori jetën të resë Evgjeni Mitska, e cila ishte mes të zhdukurve pas aksidentit të trenit në Tempe.
Siç njoftoi më herët avokati i familjes së saj, trupi i saj u identifikua përmes analizës së ADN-së.
Të afërmit e 23-vjeçares po e kërkonin vajzën përmes rrjeteve sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të.
Ajo është viktima e dytë shqiptare pasi dje u identifikua dhe studentja 21 vjecare Klaudia Lata.