Vazhdon tmerrsisht te rritet bilanci i humbjeve te jeteve pas aksidentit te djeshem ne Greqi.
Keshtu, numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave ka shkuar në 57, mes tyre janë 3 shqiptarë.
Mes personave qe rezultojne te zhdukur pas tragjedise hekurudhore ne Greqi dy dite me pare, dyshohet se jane edhe 3 shqiptare.
Klaudia Lata, 21-vjeçe, emigrante ne Greqi, u shpall e zhdukur nga familja e saj.
Sipas faqes ne Facebook, Komuniteti Shqiptar Greqi, studentja e Mjekesise ishte pasagjere ne vagonin 2 ne aksidentin tragjik ge ndodhi te marten ne mbremje ne Larisa.
“Familja Lata, e cila ka emigruar ne Larisa, ka njoftuar humbjen e Klaudia Lates. Shpresat qe vajza e tyre te jete mes tè mbijetuarave jane shuar, megjithate ekipet e shpëtimit po bejne te pamunduren per te gietur te giithe te humburit. Ka filluar procesi i identifikimit te ADN-se”, – thuhet ne nje shenim te Komunitetit Shqiptar Greqi.
Te humbur dhe ne pritje te pergjigjes se ADN, qe kane dhene te afermit e tyre, jane edhe dy shqiptare te tjere: Ledio Ruci dhe Pavlin Bozo.
Sipas burimeve diplomatike, deri tani raportohet per dy shtetas shqiptare qe ndodhen ne spitalin e Larises ne reanimacion. Ata janè, Roberto Dristi 25 vjec që ka thyerje në shumë pjesë të trupit, dhe Anisa Liuri 23 vieçe që kurohet me djegie dhe pritet të dërgohet në një spital të Selanikut më të specifikuar.
Nderkohe qe kater shqiptare te tjere, te cilet edhe ata ndodheshin ne trenin e pasagjerève, kane pesuar plage tè lehta dhe kane lene Spitalin Genimatas Selanik, ishin: Erisa Almeta, Vanesa Plasa, Frankli Besaj, Dhimiter Zonga, te cilet jane ne gendje te mire shendetesore.
Para spitalit në Larisa ku janë dërguar trupat e viktimave vazhdojnë të vijnë prindër dhe të afërm të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre dhe po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar personat që kanë humbur jetën. Informacione të pakonfirmuara flasin për të paktën 11 persona që konsiderohen të humbur .
Foto nga interneti