Këngëtarja e njohur shqiptare Olta Boka ka befasuar vërtet fansat e saj me një njoftim special në të njëjtën ditë kur solli në jetë djalin e saj.
Ajo njoftoi lindjen e djalit të saj, Brel, përmes një videoje emocionuese, pa asnjë njoftim paraprak apo foto të mëparshme, duke e mbajtur private periudhën e ëmbël të pritjes. Është një mënyrë unike për të famshmit që të ndajnë momentet e tyre të gëzueshme me fansat e tyre duke ruajtur një nivel privatësie personale.
Fansat e Olta Bokës duhet të jenë të emocionuar me festën e dyfishtë të muzikës së re dhe ardhjen në jetë të djalit të saj!
Pak orë më vonë, Olta zbuloi edhe këngën e re, të cilën gjithashtu e la enkas për ta publikuar në ditën e lindjes së Brelit.
Në postimin e saj në Instgaram, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar për këngën e re, Olta zbulon disa momente nga kënga ‘Më shumë se ti’, bashkë me mesazhin:
‘’Në muajin e 9-të të shtatzanisë realizova këtë këngë pa një simbolikë të veçantë, por si një dhuratë për të gjithë dashamirësit e muzikës sime, të cilët janë të duruar me mua dhe nuk kursejnë asnjëherë dashurinë kundrejt meje. Ishte ndjesi e veçantë të xhiroje shtatzënë e ndaj vendosa ta publikoja në ditën e lindjes së Brelit’’
Fansat e Olta Bokës jane të emocionuar me festën e dyfishtë të muzikës së re dhe ardhjen në jetë të djalit të saj!
Urime! 👶🎉🎶🎼
Foto marre nga Google Images