Në mbrëmjen e së mërkurës, stuhi te fuqishme kaluan nëpër Detroitin metropolitan, duke lënë pas dëme të konsiderueshme, përfshirë përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Më shumë se 39,000 klientë të DTE janë pa energji elektrike si rezultat i stuhive.
Raportet e fundit tregojnë se stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar dëme në ndërtesa. Era arriti shpejtesine 60-70 milje/ore. Autoritetet lokale janë në proces të vlerësimit të dëmeve dhe të ndihmës për ata që janë prekur.
Ndërsa disa rajone përjetuan shira të shpërndarë dhe stuhira me bubullima të merkuren, kërcënimi për mot të keq në Detroitin metropolitan ka përfunduar. Pritet që e enjtja të jetë pjesërisht me diell.