Për portretin e tij unik dhe personazhet e tij me një aktrim mjeshtëror, ai mban titullin “Artist i Merituar”. I njohur më së shumti si Perikliu tek “Pallati 176”, ai ka sjellë role të tjera në skenë. Performanca brilante dhe talenti i pashoq, ranë në sy dhe e shndërruan atë në një nga aktorët më të dashur për publikun.

Me rolet dhe portretizimet perfekte, interpretimet origjinale dhe batutat e tij, figura dhe gjithë trashëgimia e tij e çmuar artistike do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e popullit dhe artdashësit shqiptar.

By Editor