Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror të skive, ka marrë medaljen e artë. Skiatorja italiane me pasaportë shqiptare garoi në Kampionatin Botëror të të rinjve në St.Anton të Austrisë dhe u shpall kampion bote.
16-vjeçarja la pas zviceranen Grob dhe italianen Calaba, të cilat u renditën në vendin e dytë dhe të tretë.
Prindërit e saj u ndanë me Federatën Italiane të Skive për faktin se kjo e fundit nuk i lejoi ata të krijonin një ekip privat trajnimi dhe të planifikonin në mënyrë autonome programin e saj të garave në qarqet ndërkombëtare të garave FIS. Ndarja u zyrtarizua në maj të vitit 2022, kur vajza zgjodhi të ndërrojë kombësi dhe duke u mbështetur në federatën shqiptare më në fund mund të zgjidhte se ku do të garonte dhe të konkurronte përballë nivelit maksimal të skiatorëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, nëna e saj emërohet trajnere e kombëtares shqiptare të skive alpine.