Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar. Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues.
“Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare”, shkruhet në mesazhin e FSHF.
Kush është Silvinjo?
Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.