Elion Shala është 15-vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e së dielës pasi u përplas nga një tren në Itali.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:30 në stacionin Chiari ku një tren i nuk frenoi dot dhe tërhoqi zvarrë disa metra të riun i cili në atë moment po kalonte shinat.

Sipas mediave italiane, adoleshenti me origjinë shqiptare kishte lindur dhe rritur në Itali.

Mësohet se Elioni ishte me miqtë e tij pasi kishin kaluar pasditen bashkë në Romano di Lombardia. Policia hekurudhore bashkë me policinë kanë zbuluar se djali tentoi të kalonte shinat për të arritur miqtë e tij të cilët ndodheshin nga ana tjetër. Ishte pikërisht ky momenti i tmerrshëm që i mori jetën.

Trupi i pajetë u gjet pas dy orësh dhe më pas u dërgua për në morgun e spitalit, ku do të kryhet dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Qarkullimi hekurudhor u ndërpre deri në orën 21:30.

Elioni ishte student i vitit të dytë në gjimnaz dhe prej disa muajsh luante me fanellën e Chiarit në futbollpër grupmoshat nën 16 vjeç. Ai la pas prindërit e tij me dhimbjen e madhe dhe një vëlla më të vogël.

By Editor