Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon bisedën mes ekipit të kërkim-shpëtimit në qytetin Adana të Turqisë dhe një fëmije, i cili u nxorr nga rrënojat i plagosur.
Djali i vogël kishte mbetur nën godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit djalit.
“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tend,” i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.