Një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe u shpëtuan pas 29 orësh nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay.

Ekipet e shpëtimit në rrethin Odabashi të provincës Hatay nxorrën të gjallë 30-vjeçaren Hülya Yilmaz dhe vajzën e saj gjashtë muajshe Ayse Vera Yılmaz nga nën rrënojat e ndërtesës pas 29 orësh.

Të shpëtuarit janë shtruar në spital, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Turqia edhe Siria po përballen me një katastrofë humanitare në rritje, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese vazhdon të rritet.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 5 mijë njerëz kanë humbur jetën. Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë këtë të hënë ka shkaktuar panik të qytetarët. Dëshmitë e personave që përjetuan tërmetin tragjik janë rrëqethëse.

Rreth 5000 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa me mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën. Rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet.

Me mijëra janë ndërtesat e shkatërruara. Shqetësuese paraqitet situata në veriperëndim të Sirisë, ku më shumë se 4 milion banorë mbeten në shpresë të ndihmave humanitare.

Në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 3381 dhe më shumë se 20 426 të plagosur. 5775 ndërtesa në Turqi janë shkatërruar si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike.

Ndërsa në Siri tërmeti ka shkaktuar 1500 të vdekur dhe 3531 të plagosur.

Nën rrënoja, në të dy shtetet, vijojnë kërkimet për të mbijetuar. Grupe ndërkombëtare ndihme nga shumë shtete janë nisur drejt në Turqisë dhe Sirinë.

By Editor