Thellësia e tërmetit është 24.1 kilometra (14.9 milje), e vendosur 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provinca Gaziantep, sipas USGS.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Kishte deri në tetë pasgoditje “shumë të forta” në më pak se një minutë pasi goditi tërmeti me magnitudë 7.8, duke bërë që sendet në shtëpira të binin përtokë.

Njerezit lane shtëpitë e tyre pas tërmetit.

Pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ky, sipas meteorologëve.

By Editor