Sot, më 15 shtator, festojmë ditëlindjen e aktorit të shquar shqiptar, Reshat Arbana, i cili mbush 84 vjeç. Reshat Arbana ka lindur në vitin 1940 në Tiranë dhe ka interpretuar rreth 35 role në filma dhe teatër, duke fituar çmimin “Artist i Popullit” të Shqipërisë.
Karriera e tij filloi në vitin 1963 me rolin e tij të parë në filmin “Duel i Heshturin” pas përfundimit të studimeve në shkollën e aktrimit Aleksandër Moisiu pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Arbana ka punuar gjithashtu në Radio Tirana dhe ka qenë një figurë e rëndësishme në Teatrin Kombëtar deri në pensionimin e tij.
Ndër rolet më të spikatura të tij në film përfshijnë:
– Samiu në “Fije që priten” (1976)
– Prefekti në “Gjeneral gramafoni” (1978)
– Bimbashi në “Liri a vdekje” (1979)
– Isa Boletini në “Nëntori i dytë” (1982)
– Ahmeti në “Dora e ngrohtë” (1983)
– Adnani në “Hije që mbeten pas” (1985)
– Aliu në “Binarët” (1987)
– Emili në “Rikonstruksioni” (1988)
– Kuke Memini në “Balada e Kurbinit” (1990).
Për rolet e tij të spikatura, Arbana ka fituar disa çmime, përfshirë Medalionin e Festivalit të Filmit për rolet e tij në “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe “Kur hapen dyert e jetës” (1986). Në maj të vitit 2004, ai u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.
Në vitin 2011, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi Reshat Arbanës Urdhrin “Nderi i Kombit” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në teatër dhe kinematografi.
Përveç karrierës së tij të suksesshme, Reshat Arbana është i njohur për zemrën e tij të bardhë dhe shpirtin e pastër. Ai ka kaluar dy operacione në zemër, por kjo nuk e ka ndalur atë të vazhdojë të jetë aktiv dhe i lumtur. Në mëngjeset e tij, ai pi kafe me miqtë e tij, duke treguar se është një njeri i thjeshtë dhe i dashur nga të gjithë.
Në këtë ditë të veçantë, i urojmë Reshat Arbanës shëndet dhe paqe me familjen e tij të dashur. Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër!
Foto nga Google Images