Sipas nje njoftimi te zyres se saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ne audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.
Sipas njoftimit, Osmani foli per synimin qe Kosova te njihet nga Vatikani.
“Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo.
Ne tej ne njoftim thuhet se presidentja e falënderoi Papën për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.
U bisedua gjithashtu për raportet ndërmjet dy vendeve dhe “kujdesin të cilin Vatikani e ka treguar ndaj popullit tonë, duke njohur vlerat qytetëruese të tij, të cilat bota i ka parë të mishëruara në personalitetin e Nënë Terezës”.
Presidentja Osmani gjithashtu u prit edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të pritet edhe nga presidenti italian, Sergio Mattarella.