Mirush Kabashi (lindur më 17 prill 1948) është një aktor shqiptar. Është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë.

I rritur në Durrës, ku mbaroi studimet në gjimnaz në vitin 1966. U diplomua për aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në vitin 1970. Pas diplomimit filloi punë si aktor me trupën profesioniste të Teatrit Aleksandër Moisiu të qytetit bregdetar të Durrësit, ku kontribuoi deri në fund të vitit 1993. Nga “91 – “93 ka punuar edhe si drejtor i këtij teatri. Në vitin 1994 u emërua si ideator dhe prezantues i programeve artistike në Radio Televizionin Kombëtar Shqiptar. Nga viti 2002, Kabashi i bashkohet trupës artistike të Teatrit Kombëtar Shqiptar, si aktor, ku vazhdon të japë kontributin e sotëm. Nga viti 1985 dhe prej disa vitesh, mëson aftësitë e aktorit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Gjatë veprimtarisë së tij artistike ka realizuar mbi 100 role në teatër dhe mbi 30 personazhe në filma.

By Editor