Sopranoja Ermonela Jaho ka ardhur në Tiranë për t’u dhënë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj, por është përballur me një sallë gati bosh, verem me pak veta ku nuk kishte asnjë fytyrë të njohur. Ajo eshte shprehur se ardhur të luftojë askënd. Thjesht eshte ketu per shkembim eksperience.

“Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.

Sopranoja Jaho këmbëngul për nevojën e shkëmbimit të përvojës. Pa dashur të imponohet, dhe pa u dorëzuar, ajo jep një mesazh të qartë përmes luftës personale për të arritur ku është.

Ermonela Jaho njihet ndërkombëtarisht si një nga artistet më të mëdha operistike të ditëve tona. Ajo është vlerësuar për një mjeshtëri vokale e cila i lejon asaj të komandojë një repertor të gjerë që varion nga Bel Canto në Verismo, dhe çfarë është një angazhim i rrallë dhe unik në portretizimin e roleve të saj si Violetta në La traviata, rolet e titullit në Anna Bolena, Madame Butterfly, Suor Angelica, Thais, Desdemona në Otello, Blanche në Dialogues des Carmelites dhe shumë të tjerë.

Ajo ka kënduar në shumicën e skenave kryesore të operës, duke përfshirë Shtëpinë e Operës Mbretërore, Covent Garden, Bayerische Staatsoper në Mynih, Gran Teatro del Liceo në Barcelonë, Teatro alla Scala në Milano, Opéra National de Paris, Wiener Staatsoper, Teatro Real në Madrid, Teatro Colón Buenos Aires, The Deutsche Oper Berlin dhe në Arena di Verona.

By Editor