Më 8 prill 1937 botohet për herë të parë vepra e plotë “Lahuta e Malcis”e At Gjergj Fishtës, një vepër e cila do të mbetej në mendjen dhe gojën e të gjithë shqiptarëve për shumë vite. E konsideruar si epos i kombit, Lahuta u rikthye në komunikim me lexuesit pas 50 vjet ndërprerje në vitin 1991 dhe deri më sot ka njohur disa ribotime.
Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.
Epopeja Lahuta e Malcís përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha. Heronjtë e Lahutës janë të shumtë: Oso Kuka, Marash Uci, Dedë Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashëri, Ali Pashë Gucia, që funksionalisht në vepër janë të ngjashëm, se kanë veçantitë e heroizmit shqiptar.
Ja nje pjese e shkeputur nga kjo veper e te gjithe shqiptareve:
N’ at London, larg n’ at dervend,
Të shtaë Krajlat mledhë kuvend,
Me shoshojn tue bisedue,
S’ mbrami atà paskan vendue,
Shqyptarve me u dhânë lirín,
Zojë m’ vedi me qitë Shqypnín.
E prandej n’ Shqypní pa dá
Rrahin topat nder kalá;
Persè flamuri kuq e zí,
Sod mâ s’ pari, bukurí
Porsí fleta e Engllit t’ Zotit,
Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit,
Si valvit dikúr motit;
E dér m’ qiellë ushton brohrija,
Kah gerthet fusha e malcija:
Per jetë t’ jetës rrnoftë Shqypnija!
Edhè kshtû, mbas sa mjerimit
Mbas sa gjakut e shemtimit,
E p’r inát t’ Shkjevet t’ Ballkanit
Per gazep t’ atij Sulltanit:
Si premtue kisht’ Perendija:
Prap zojë m’ vedi duel Shqypnija