Popullsia shqiptare po përjeton një proces të shpejtë plakjeje, duke e bërë atë një nga vendet me ritmin më të lartë të plakjes në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja e moshës është rritur me 11 vjet në periudhën 2003- 2023 ndërsa mesatarja e moshës së popullsisë së Bashkimit Evropian është rritur vetëm me 4.7 vjet gjatë të njëjtës periudhë.

Çfarë tregon kjo tendencë?

1. Rritja e Moshës Mesatare:

Mesatarja e moshës në Shqipëri është tani rreth 38.8  vjet. Kjo tregon një popullsi gjithnjë e më të moshuar. Nje popullsi e moshuar ka ndikime të thella në shumë fusha të jetës shoqërore dhe ekonomike.

2. Implikimet Demografike:

Plakja e popullsisë ka pasoja të rëndësishme. Tashme kemi nje  popullsi te moshuar kërkon më shumë kujdes shëndetësor, ndërsa nga ana tjeter kemi një numër më te vogël te të rinjve mund të ndikojë në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe shërbimet sociale.

3. Nevoja për Strategji Afatgjata:

Qeveria shqiptare duhet të zhvillojë strategji afatgjata për të përballuar sfidat e plakjes së popullsisë. Kjo përfshin investime në shëndetësi, edukim dhe politika sociale.

Çfarë mund të bëhet?

1. Promovimi i Lindjeve;

Një fokus i veçantë duhet të jetë rritja e lindjeve. Ndihma monetare për familjet me fëmijë dhe mbështetja për kujdesin ndaj fëmijëve janë thelbësore.

2. Përmirësimi i Kushteve të Punës:

Sigurimi i mundësive të punës dhe rritja e nivelit të jetesës mund të ndihmojnë në frenimin e emigracionit të të rinjve.

3. Investime në Shëndetësi dhe Kujdesin Shoqëror:

Sistemi shëndetësor duhet të përmirësohet për të ofruar kujdes cilësor për popullsinë e moshuar. Gjithashtu, duhet të investohet në kujdesin shoqëror dhe pensionet.

Plakja e popullsisë është një sfidë e madhe për Shqipërinë, por me strategji të mençura dhe bashkëpunim të gjerë, mund të gjenden zgjidhje afatgjata për të siguruar mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Ja disa krahasime me vendet e tjera evropiane:

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite.

Nga ana tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj. Gjate dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mesatare e popullsisë ishte 48.4 vjeç, e ndjekur nga Portugalia, Bullgaria dhe Greqia .

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite.

Nga ana tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj. Gjate dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mesatare e popullsisë ishte 48.4 vjeç, e ndjekur nga Portugalia, Bullgaria dhe Greqia.

By Editor