E ftuar në “Mos i Bjer me Top” ka qenë ish-konkurrentja e “BBV3”, Roza Lati, e cila u eliminua shumë pranë finales.
Ajo ka folur lidhur me ekperiencën e saj brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët dhe me cilët prej tyre ruan ende lidhje dhe pas përfundimit të formatit.
Moderatori Ronaldo Sharka i kujtoi Rozës Latit një premtim publik që ajo kishte bërë më parë. Roza kishte thënë se nëse Egla fitonte, ajo do të hidhej nga ballkoni. Megjithatë, kur u pyet për këtë premtim, Roza reagoi me humor, duke thënë se nëse do t’i kishte qenë përpara larjes së enëve, me siguri do të kishte kërcyer.
“Nëse fiton Egla unë do të hidhem prej ballkonit ose do i dal maunes para. Maune s’kemi por një ballkon e kemi”- u shpreh Ronaldo.
Roza jo vetëm që nuk u hodh por shtoi me ironi: “Zemër po të më kishe vënë përpara larjes së enëve do të isha hedhur me vërtete.”
Foto nga Google Images