Më 9 korrik 2024, Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi Jani Vreton, një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili u nda nga jeta më 9 korrik 1900. Jani Vreto, i lindur më 14 janar 1822 në Postenan, një fshat pranë Leskovikut, ishte një shkrimtar, botues dhe patriot i madh shqiptar.

Jani Vreto mori mësimet e para nga Nikolla Ikonomi, i cili e mësoi atë në gjuhët greke dhe shqipe. Ai ishte një nga themeluesit e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronjavet Shqip”, një organizatë që kishte për qëllim botimin e librave në gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe.

Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Në vitin 1878, Vreto përfaqësoi popullsinë shqiptare në Kongresin e Berlinit së bashku me Abdyl Frashërin. Ai gjithashtu luajti një rol kyç në krijimin e alfabetit shqiptar, duke mbështetur përdorimin e alfabetit grek për shkak të teorisë pellazgjike.

Një nga veprat më të njohura të Jani Vretos është poema epike “Histori e Skënderbeut”, e cila i kushtohet heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut. Ai gjithashtu botoi dhe redaktoi veprën “Erveheja” të Muhamet Kyçyku, duke e përkthyer atë në alfabetin latin dhe duke hequr të gjitha fjalët turke ose arabe.

Botimi “Vepra të zgjedhura” është një përmbledhje e veprave kryesore të Jani Vretos, si më poshtë:

Kanonizma e Stambollit

Istori e Skënderbeut

Udhë e të shkruaritë të gjuhësë shqip

Numerëmësonjë

Për zgjedhjen e të folit ndë të kthyerë (përkthimi)

Drita

Për të vërtetënë edhe për shkronjenë e së vërtetësë

Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’ e jetesë dhe për Njerinë, botën e vogëlë

Mirëvetija

Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqërisë “Drita”

Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqëritë “Dituri” të Bukureshtit

Ligjëratë – mbajtur më 13 Maj 1896

Apollogjija

Letër Kristo P. Shulit ndë Shkodrë

Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe

Nga letrat e Jani Vretos

Letra që i drejtohen Jani Vretos ose kanë lidhje me veprimtarinë e tij.

Jani Vreto mbetet një figurë e rëndësishme në historinë shqiptare për kontributet e tij në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Në vitin 2012, ai u nderua me Urdhrin “Nderi i Kombit” për kontributet e tij të jashtëzakonshme në Rilindjen Kombëtare./ Debati.us

By Editor