Ditën e sotme u mbajt funerali i 23-vjeçares shqiptare, Evigjeni Micka, e cila ndërroi jetë në aksidentin fatal të dy trenave në Greqi.
Mediat greke shkrujnë se e reja shqiptare ndodhej në sediljen e 67 në vagonin e tretë natën fatkeqe, dhe trupi i saj u identifikua dy ditë pas aksidentit.
Ajo po udhëtonte me partnerin e saj, i cili u shpëtua i plagosur, ndërsa teksa po e nxirrnin nga rrënojat, ai i kërkoi ndihmë për të dashurën e tij që ishte ende brenda.
“Sot është një moment shumë i vështirë për familjen e 23-vjeçares shqiptare Evgjeni Micka, në orën 11:00 varrimi i saj bëhet në Giannica”, tha avokati i familjes së vajzës.
“Trishtimi dhe inati po rritet. Kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt që përgjegjësitë do të caktohen aty ku i takojnë. Familjet e viktimave presin një falje të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar”, shtoi ai.
Njerëzit e saj po bëjnë thirrje që përgjegjësit për përplasjen e trenit që vrau dhjetëra fëmijë të vegjël të mbajnë përgjegjësi.
Avokati i familjes, i cili ka qenë edhe ai që ka bërë të ditur se 23-vjeçarja është gjetur e vdekur, ka deklaruar se familja e të ndjerës është e shkatërruar dhe e tronditur nga vdekja e saj e parakohshme.