Kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe ai i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka thënë se kanë arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në atë komunë dhe se në Tuz do të kenë shumicën absolute.
Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se kanë 18 mandate.
Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit të Forumit Shqiptar, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DS) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA), kishte 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve – 10, Partia Boshnjake – katër, dhe Social Demokratët dhe Mali i Zi Demokratik një nga një.
Qytetarët e Tuzit sot zgjodhën mes katër koalicioneve dhe tri listave të pavarura.
Koalicioni Forumi Shqiptar – Bashkim dhe Zhvillim (Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike në Mal të Zi) udhëhiqet nga kryetari aktual i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.
Nik Gjeloshaj postoi ne faqet e tij sociale:
“Të dashur bashkëqytetarë,
Dëshiroj t’ju falënderoj për atmosferën e qetë dhe demokratike gjatë votimit të sotëm për zgjedhjet lokale.
Ju keni dëshmuar se jeni shembull i sjelljes së shkëlqyer, përgjegjësisë, seriozitetit dhe shkallës së lartë të vetëdijes demokratike.
Prandaj ju ftoj që të presim rezultatet përfundimtare në një atmosferë paqësore dhe t’i mundësojmë autoritetit kompetent numërimin e votave në mënyrë të drejtë dhe të saktë.
Njoftoj të gjithë mbështetësit e Forumit shqiptar se pas shpalljes së rezultateve do të bashkohëmi dhe do të festojmë fitorën madhështore të Forumit shqiptar në ambientet e restorantit Troja. NGJ”