Ngjarja ka ndodhur kete pasdite me oren lokale, ne afersi te baneses se tij në zonen e Zdrales.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj policit Admir Okaj. Gjatë konfliktit siç thekson policia është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme arma e policit. “Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime”, thuhet në njoftim.

Polici eshte qelluar me mjete te forta ne kokë nga persona ende te paidentifikuar. Ai ndodhet jashte rrezikut per jetën.

Pasi ka marre mjekim ne koke ne spitalin e Shkodres, ai shtë larguar ndersa po jep deshmine e tij per policine.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Policia eshtë duke hetuar ndersa efektivet kanë sekuestruar kamerat e sigurise në zonen perreth.

Arsyet e kesaj ngjarje jane ende te paqarta.

By Editor