Ujëvara e Niagarës, një mrekulli e natyrës dhe një destinacion popullor turistik, po përgatitet për një ngjarje astronomike që pritet të tërheqë turma që rivalizojnë vetë madhështinë e ujëvarave. Qyteti do të jetë dëshmitar i eklipsit total diellor më 8 prill 2024, një dukuri që nuk është parë në rajon që nga viti 1979. Në pritje të fluksit deri në një milion vizitorë, autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Deklarata, e shpallur të enjten e kaluar, është një masë proaktive për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien si të banorëve ashtu edhe të vizitorëve gjatë kësaj ngjarjeje të rrallë. Zyrtarët po përgatiten për skenarë që mund të përfshijnë bllokime të mëdha trafiku, rritje të kërkesës për shërbimet e urgjencës dhe mbingarkesa të mundshme të rrjeteve celulare. Gjendja e jashtëzakonshme do t’i mundësojë rajonit të aksesojë mjetet shtesë të planifikimit dhe, nëse është e nevojshme, ndihmë provinciale ose federale për të menaxhuar situatën e jashtëzakonshme.

Eklipsi i plotë diellor pritet që fillimisht të jetë i dukshëm në Meksikë, më pas të përshkojë Shtetet e Bashkuara dhe në fund, të zbukurojë qiejt e Kanadasë lindore. Ujëvarat e Niagarës, të shpallura nga National Geographic si një nga vendet më të mira për të dëshmuar ngjarjen, do të përjetojnë Henen duke bllokuar plotësisht rrezet e diellit për disa minuta mbreselenese.

Kryebashkiaku Jim Diodati është shprehur se ky mund të jetë fluksi më i madh njëditor i turistëve në historinë e qytetit. Me një numër kaq të konsiderueshëm vizitorësh, përfshirë shkencëtarë nga Agjencia Kanadeze e Hapësirës dhe NASA, rajoni po pregatitet. Kryebashkiaku u bën thirrje të gjithëve që planifikojnë të marrin pjesë të vijnë të përgatitur, të sjellin furnizimet e nevojshme si syzet e eklipsit dhe të jenë të vetëdijshëm për trafikun e shtuar.

Me afrimin e ditës së eklipsit, emocioni është i dukshëm, por edhe ndjenja e përgjegjësisë. Gjendja e jashtëzakonshme në rajonin e Niagarës është një kujtesë se me spektakle të mëdha natyrore vijnë sfida të mëdha dhe qyteti po pregatitet për ta perballuar kete sfide me sukses.

Foto marre nga Google Images

By Editor