Qeveria spanjolle nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësimin në BE. Ka qenë sekretari i Shtetit për BE-në, Pascual Navarro, i cili edhe njëherë theksoi se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj dhe është kundër dhënies së statusit kandidat.

“Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, tha Navarro gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përzier për BE, të mbajtur në Senat.

Sekretari i Shtetit shpjegoi se pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re.

Sipas tij duhet që të kërkohet mendimi i KE dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendin liderët evropianë në KE.

“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Sekretari i Shtetit. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

By Editor