Pas sulmit të sotëm ukrainas në një kazermë ushtarake ruse, Ukraina pretendon se janë vrarë 400 trupa ruse.

Kjo shifër përgënjeshtron shifrat e mëparshme ruse, ku u tha se u vranë 63 persona.

Sulmi me raketa ndodhi në rajonin e pushtuar të Donetsk-ut dhe ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj forcave të Kremlinit që nga fillimi i luftës më shumë se 10 muaj më parë.

Forcat ukrainase hodhën gjashtë raketa nga një sistem lëshimi HIMARS dhe dy prej tyre u rrëzuan, tha një deklaratë e ministrisë ruse të mbrojtjes.

Sulmi, duke përdorur një armë precize të furnizuar nga SHBA, që është dëshmuar mjaft e domososhme për të mundësuar forcat ukrainase të godasin objektivat kyçe, solli një pengesë të re për Rusinë, e cila muajt e fundit është tërhequr nga një kundërofensivë ukrainase.

Kujtojmë se prej 24 shkurtit, lufta në Ukrainë po vijon të marrë jetë njerëzish dhe ende nuk duket një armëpushim i mundshëm në horizont.

By Editor