Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë, një vend i bukur natyror që po përballet me sfida të mëdha në ruajtjen e vet. Liqeni i Komanit është një atraksion turistik i rëndësishëm, por mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe po e rrezikojnë bukurinë dhe ekosistemin e tij.

Liqeni i Komanit është një rezervuar artificial në lumin Drin, i cili ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ndërtimi i tij u krye mes viteve 1979 dhe 1988 dhe ai shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Me një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë dhe gjerësi rreth 400 metra, ai është një nga pikat më të bukura të veriut të Shqipërisë.

Ndotja e liqenit është një problem i rëndësishëm. Turistët dhe vizitorët janë zhgënjyer nga tonelata mbeturinash urbane që pluskojnë në ujë. Organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit kanë ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por sfida mbetet aktuale.

Për të ruajtur bukurinë e Liqenit të Komanit dhe për të siguruar që ai të vazhdojë të jetë një destinacion i preferuar turistik, është e rëndësishme që të ndërmarrim masa të menjëhershme për të zvogëluar ndotjen dhe për të edukuar publikun rreth rëndësisë së ruajtjes së mjedisit. Vetëdija dhe veprimi i përbashkët janë thelbësore për të mbrojtur këtë thesar natyror.

Autoritet shprehen se mbetjet vijnë nga lumenj e përrenj që derdhen në liqen, si nga jashtë Shqipërisë, ashtu edhe nga zona të administruara nga Bashkia Kukës ajo e Tropojës apo nga lumi i Shalës, që administrohet nga Bashkia e Shkodrës.

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, u bëri thirrje bizneseve që operojnë në lumin e Shalës të bëhen pjese e aksionit të pastrimit.

“Të gjithë bizneset që janë në lumin e Shalës të vijnë dhe të lidhin një kontratë me bashkinë e Vaut të Dejës për heqjen e mbeturinave, por jo heqjen e mbeturinave në ujrat e hidrocentralit, po mbeturinat që prodhojnë bizneset në lumin e Shalës”,shprehet kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve, perfshi ketu dhe turistët qe kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e bukurisë natyrore te Shqiperise. 🌿🌍

By Editor