Mëmëdhe quhetë toka

ku më ka rënurë koka,

ku kam dashur mëm’e atë,

ku më njeh dhe gur’ i thatë

ku kam pasurë shtëpinë,

ku kam njohur perëndinë,

stërgjyshët ku kanë qënë

dhe varret q’i kanë vënë,

ku jam rritur me thërrime

ku kam folur gjuhën time,

ku kam fis e ku kam farë,

ku kam qeshur, ku kam qarë,

ku rroj me gas e me shpres,

ku kam dëshirë të vdes.

Nga Andon Zako Cajupi

Ju pershendesim me kengen Memedheu kenduar nga kengetari i njohur Arber Krasniqi 🎤💫

By Editor