Lëkundje tërmeti janë regjistruar sot në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.