Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e tij jane nen presion nga opozita per reagimin e vonuar ndaj termetit shkaterrimtar te te henes.
Të paktën 15,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe Sirinë veriore.
Kritikët pretendojne se përgjigja e shërbimeve të urgjencës ishte shumë e ngadaltë dhe qeveria ishte e përgatitur dobët.
Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare të Turqisë, Kemal Kilicdaroglu akuzon: “Nëse ka një person përgjegjës për këtë, ai është Erdogan,” tha ai.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka mbrojtur reagimin e qeverisë së tij, duke thënë se ishte e pamundur të përgatitej për shkallën katastrofike te ketij termeti.
Erdogan pranoi se qeveria kishte hasur disa probleme, por tha se situata tani ishte “nën kontroll”.
Presidenti e hodhi poshtë akuzën dhe tha se kërkohej unitet pas katastrofës, “Në një periudhë si kjo, nuk mund t’i shqetësoj njerëzit që kryejnë fushata negative për interesa politike,” u tha ai gazetarëve në Hatay.
Nderkohe, mijera të mbijetuar kanë kaluar natën e tretë në kushte ngrirjeje dhe nje zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë lëndime të konsiderueshme të shkaktuara nga temperaturat e ngrira per te mbijetuarit e tërmeteve.