Familjarë, miq, njerëz të artit dhe të kulturës si dhe qytetarë të shumte të Tiranës u mblodhën këtë të shtunë për t’i dhënë lamtumirën e fundit regjisorit të njohur, Kristaq Mitro.
Homazhet për artistin e njohur u mbajten në Tiranë.
Ai ndërroi jetë në Austri, më 3 prill në moshën 77-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Kristaq Mitro është një nga regjisorët me të njohur të kinematografisë shqiptare.
Së bashku me Ibraim Muçën, ai ka realizuar disa nga filmat më të suksesshëm në kinemanë shqiptare si: “Dimri i Fundit”, “Liri a Vdekje” apo “Nusja dhe Shtetrrethimi”.
Ai është regjisor i më shumë se 12 filmave, një pjesë e të cilëve kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenat e huaja.
Veç regjisë, Mitro ka qenë dhe pedagog në Akademinë e Arteve duke dhënë kontribut në formimin e brezave të kineastëve dhe artistëve shqiptarë.
Ja disa nga veprat e tij:
• Një djalë edhe një vajzë (1990)
• Telefoni i një mëngjesi (1987)
• Duaje emrin tënd (1984)
• Apasionata (1983)
• Njeriu i mirë (1982)
• Në prag të lirisë (1981)
• Liri a vdekje (1979)
• Nusja dhe shtetërrethimi (1978)
• Dimri i fundit (1976)
• Tokë e përgjakur (1976)
• Kur zbardhi një ditë (1971)