Sot, më 31 tetor, përkujtojmë aktoren e njohur Elida Cangonji, një nga emrat më të shquar të kinematografisë shqiptare. Elida lindi më 31 tetor 1953 në Tiranë dhe ndërtoi një karrierë të shkëlqyer si aktore dhe psikologe. Me interpretimet e saj të suksesshme dhe dedikimin e saj për artin, ajo mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e kinematografisë shqiptare.
Në një karrierë të shkurtër por të pasur, Elida luajti në filma të njohur si “Rruge te bardha”, “Shpërthimi”, “Njeriu me top” dhe “Shtigje lufte”, “Ne kufi te dy legjendave”, “Ne fillim te veres”.
Ajo u dallua për nivelin e lartë të interpretimit dhe përkushtimin e saj ndaj artit. Ndërsa studionte në Fakultetin e Mjekësisë, Elida gjithashtu punonte në filma të ndryshëm, duke kombinuar pasionin e saj për artin me studimet e saj.
Elida Cangonji ishte një figurë e shkëlqyer në kinostudio, ku punoi me regjisorë dhe aktorë të njohur si Viktor Gjika, Gëzim Erebara dhe Pirro Milkani. Ajo ishte një nga “meteorët” e skenave që la një gjurmë të ndritshme në historinë e kinematografisë shqiptare.
Sot, në ditën e lindjes së saj, kujtojmë Elida Cangonjin me respekt dhe mirënjohje për kontributin e saj të vyer në artin shqiptar. Ajo do të mbetet përjetë në zemrat tona si një shembull i pasionit dhe përkushtimit ndaj artit.
Foto nga Google Images