Pasuria neto e Kim Kardashian vlerësohet të jetë 1.8 miliardë dollarë, ndërsa kompania e saj SKIMS vlerësohet të jetë 3.2 miliardë dollarë.

Nga Calabasas në Kembrixh, biznesi dinamik i Kim Kardashian në linjën e veshjeve të formës SKIMS vazhdon të tërheqë vëmendje dhe lëvdata.

Të premten, Kardashian, 42 vjeç udhëtoi për në shkollën prestigjioze të Biznesit të Harvardit së bashku me bashkë-themeluesin e SKIMS, Jens Grede, për të diskutuar suksesin e madh që kompania ka parë që kur doli në treg në qershor 2019.

Sipërmarrësja dhe nëna e katër fëmijëve, e cila po studion për t’u bërë juriste, shkroi në rrjetet sociale: “Unë fola në Shkollën e Biznesit të Harvardit dje për një klasë të quajtur HBS Moving Beyond DTC. Detyra e klasës ishte të mësonte për @skims, kështu që une dhe partneri im Jens folëm për marketingun tonë, sfidat tona dhe fitoret tona më të mëdha. Jam shumë krenare për Skims dhe mendimi se është një kurs që studiohet në Harvard është thjesht i çmendur!!! Faleminderit profesor Len Schlesinger dhe @harvardhbs që na keni ne #BucketListDream.”

Përdoruesit e Twitter e kryqëzuan menjëherë pronaren e biznesit Skims duke pyetur pse ylli i realitetit do të lavdërohej në HBS(Harvard School of Business).

“Është çmenduri”, ka shkruar një përdorues. “@Harvard duhet të ketë turp për veten.”

Një person tjetër shkroi, “Dhe keshtu prestigji i Harvardit ka avulluar në mendjen time.”

Një person në Instagram komentoi, “Kështu që Harvardi i ka ulur standardet e tij”, ndërsa një tjetër shtoi “A janë njerëzit të çmendur, hyrja e saj në Shkollën e Biznesit të Harvardit është e turpshme.”

Miqtë dhe fansat e saj e uruan yllin, duke shkruar me shkrimin “That’s hot” me një emoji zjarri. Alicia Keys komentoi 12 emoji zjarri në Instagramin e Kardashian.

Një fans shkroi në Twitter, “Urime Kim! Më vjen mirë që mendjemprehtësia jote e biznesit po merret seriozisht. Qielli është kufiri për ty”,

Ndersa nje fans tjetër shkroi: “Ti dhe familja jote keni bërë një rrugë të gjatë. Punë e shkëlqyer! Mund të duket si cmenduri, por jam i sigurt se eshte shumë punë e vështirë në prapaskenë ashtu edhe në vazhdim! E merituar.”

Një studente e identifikuar si Liz, i tha “se ardhja e Kardashian në klasën e saj në Harvard ishte një mundësi e shkëlqyer”.

By Editor