Kiara Tito, po afrohet cdo ditë e më shumë tek Luizi.

Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ‘The Voice of BBV’ bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë. Luizit dhe Efit do t’u duhet të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Por edhe Kiara nuk rrinte dot pa Luizin. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm.

Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.

Mbrëme Luizi dhe Kiara nuk mund të rezistonin larg njëri-tjetrit dhe thyen rregullin duke komunikuar pas derës.

By Editor