Nese drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave dhe plagosi rëndë 3 të tjerë mund të ishte shmangur.
Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe thote:
“Duke parë skenën e aksidentit, evidenton 2 shkelje determinante që sollën këtë aksident, parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti Benz dhe mos-ruajtja e distancës së sigurisë nga mjeti BMW-së që sollën përplasjen e fuqishme me mjetin Toyota ku udhëtonin 3 prej viktimave.”
Ai vazhdon konstatimet:
“Parakalimi i shpejt bëhet për 7 sekonda dhe parakalimi normal bëhet për 14 sekonda. që të bësh një parakalim të sigurt duhet që distanca e shikueshmërisë duhet të jetë 5x 80 pra duhet të ishte 400 metër. Aty është kthesë dhe ai ka hyrë në një distancë shikueshmërie shumë të vogël”
Gjithashtu mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti BMV i perkeqesoi pasojat e aksidentit.
“Duhet të jetë katrori i të dhjetave. Pra nëse shpejtësia është 80 km/h. Atëherë distanca e sigurisë që duhet të kishte BMW me Toyot-ën duhet të ishte 64 metër. Fakti që ato janë përplasur tregon që nuk është ruajtur ajo distancë”-shton Sulçe.
Foto marre nga Google Images