Një ngjarje e e rëndë është shënuar në Krujë këtë të hënë.

Një 42 vjeçare ka lindur në ambientet e shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne. Edhe burri i saj, ka deklaruar para hetuesve se nuk e ka ditur qe gruaja ishte shtatzene.

Më pas, ajo duke pretenduar se e kishte lindur të vdekur, e ka futur foshnjën në një qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit Tapizë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, njofton policia.

Fillimisht para hetuesve L.K. ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Autoritet e kane gjetur trupin e pajete te foshnjes ne breg te lumit perzier me mbeturina. Raportohet se trupi eshte derguar ne morgun e Tiranes.

By Editor