Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Dyshohet se kjo ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë emigrante ilegale nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje shkuan Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Pritet njoftim me i detajuar.
Foto nga Google Images