Një 18-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë. Bëhet me dije se ai ka humbur jetën pak çaste më pas.
Sipas burimeve, viktima është Aurelio Dervishi, 18 vjeç, i cili është goditur për vdekje me thikë pas një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse).
“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.” – njofton policia.
Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.
Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.
Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën.
Ai do te percillet sot per ne banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjare të tij janë mbledhur ne banesë.