Shote Galica: “Jeta pa dituri është si një luftë pa armë”.

Shote Galica (10 nëntor 1895 – 1 korrik 1927), ka lindur si Qerime Radisheva në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Ajo ishte motra e 6 vëllezërve. Babai i saj Halili e çonte bashke me vellezerit e saj, në kuvende burrash, ku ajo pa me sytë e saj heronjtë e kohës si Isa Boletini, Shaqir Smaka etj.. Në ato kuvende u morën vendime që të gjuanin me pushkë serbët pushtues.

Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Më 1919 Shote mori pjesë, në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik më 1921–23. Në vitin 1925, pas vdekjes së të shoqit, Azem Galicës, ajo u be kryetarja e cetes së tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe në Lumë.

Ajo mbahet mend se ka vrare një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë. Ajo me dy-tre shoqe të tjera kishte hyrë në zyrën e eprorit serb, në qendër të qytetit të Mitrovicës, dhe me dorën e saj kishte vrarë eprorin gjakatar.

Më pas ajo i tha Azemit: “E vrava Azem! E vrava në emër të nënave që la pa djem, në emër të nuseve që la pa burra, në emër të motrave që la pa vëllezër, në emër të lirisë së Kosovës!”.

Në fund të dimrit të vitit 1926, një dimër i ashpër, Shota në shoqërinë e disa miqve të tjerë u vendos në Shqipëri. Duke e lënë Kosovën nën kthetrat e pushtuesit serb, me shpresën se do të kthehej me pranverën e parë.

Ajo u strehua në fshatin Shullaz të Krujës. Pasi mbërriti atje ajo i dërgoi një letër Ahmet Zogut.

Shota u përball me tmerrin e varfërisë, i rrethuar nga harresa, mjerimi dhe i shkroi një letër presidentit Ahmet Zogu (i cili më vonë u bë mbret) duke thënë: “Unë jam Shote Galica – gruaja e Azem Galicës, liderit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Në fshatin Shullaz të Krujës kam me vete katër fëmijë jetimë, fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirimin e Kosovës”. Asnjë ndihmë nuk iu dërgua, ajo vdiq në moshën 32-vjeçare. Shote Galica ishte një virtuale legjendë në kohën e saj.

Populli shqiptar e nderon Shote Galicën për mbrojtjen e çështjes kombëtare, duke e festuar ate si martire të kombit. Ajo është shpallur Heroine e Popullit e Shqipërisë.

By Editor