Sot janë bërë gjashtë vjet nga dita kur Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës. Votimi ishte përcjellë me duartrokitje të gjata në Kuvend, duke shprehur gëzim dhe mirënjohje për këtë vendim historik.
Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se me këtë votim po fillon një epokë e re për shtetin e Kosovës. “Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës,” ka thënë Veseli.
Vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës u percoll me një atmosferë festive në Prishtinë, ku sheshet e qytetit ishin mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe vendeve të tjera. Këto vende konsiderohen si ndihmuesit e Kosovës në vazhdimësi.
Foto nga Google Images