Sot eshte Dita Botërore të Lirisë së Shtypit. Dje ne 2 Maj, gazetarët në Tiranë dolën në një protestë paqësore për të kërkuar mbrojtje më të madhe të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tyre profesionale. Protesta u zhvillua para Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu një numër të madh të gazetarëve nga të gjitha mediat kryesore.
Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Liria e Shtypit nuk Negocihet” dhe “Jo Censurës, Jo Frikes”. Ata kërkuan një ambient më të sigurt për gazetarët dhe u bënë thirrje autoriteteve të ndalojnë ndërhyrjet në punën e medias.
Gazetarët po ashtu shprehën shqetësimin për rritjen e rasteve të intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të kontrolluar përmbajtjen mediatike. Ata kërkuan nga qeveria të marrë masa konkrete për të mbrojtur gazetarët dhe për të garantuar një mjedis të lirë dhe të pavarur mediatik.
Gjatë protestës së gazetarëve në Tiranë më 2 maj 2024, Ola Xama foli për çështje të rëndësishme që prekin lirinë e shtypit dhe transparencën në Shqipëri. Ja nje pjese nga fjalimi i saj:
“Dua të solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.
Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje ndaj kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushatat dezinformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunimin e gazetarëve,” tha ajo.
Protesta e djeshme është një dëshmi e qartë e nevojës për të mbrojtur gazetarinë si një shtyllë kyçe të demokracisë dhe për të siguruar që zërat e gazetarëve të dëgjohen pa frikë.
Foto marre nga Google Images