Kombëtarja shqiptare ka realizuar fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024. Ashtu si në Euro 2016, kuqezinjtë që do na përfaqësojnë në fushën e lojës, do vishen me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.

Në qendrën stërvitore të Kombëtares në Austri u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit të ri mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe atelier “Altin Mici” me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe Altin Micin, të cilët firmosën rinovimin e marrëveshjes mes palëve. Ky bashkëpunim ka qenë me fat dhe kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.

Në një prononcim për Fshf.org, Presidenti Duka theksoi se bashkëpunimi me atelier Altin Mici ka qenë me fat dhe shprehu kënaqësinë që kjo atelier do të kurojë edhe në vazhdimësi imazhin e Kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që sot në qendrën e trajnimit të ekipit Kombëtar në Austri kemi një mik special, pronarin e atelier Mici, z. Altin Mici me të cilin kemi një bashkëpunim të vjetër për Kombëtaren shqiptare. Bashkëpunimi ka filluar para vitit 2016-të dhe na ka sjell fat për të qenë pjesë e Europianit. Ekipi Kombëtar është veshur me kostumet e Altin Micit në Euro 2016 ka vazhduar akoma më tej dhe të gjithë djemtë e Kombëtares do të vishen me kostumet e stiluara nga atelier Mici dhe të qepura nga ai. Sot gjatë gjithë ditës ne ja kemi përkushtuar veshjes, megjithëse ky është një event sportiv por padyshim që çdo detaj sado që mund të duket i vogël është i rëndësishëm për një skuadër futbolli. Pra dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm të cilin na e mundëson atelier Mici dhe pronari i saj Altin Mici”, theksoi kreu i futbollit shqiptar.

Fotot e kuqezinjve janë një pjesë e rëndësishme e përfaqësimit të kombëtares dhe shpresojmë që ata do të shkëlqejnë në këtë kompeticion magjik të verës. 🇦🇱⚽️📸

By Editor