Ne mbrëmjen e djeshme, dorëshkrimet e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, janë shfaqur për herë të parë për publikun në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë. Kjo ekspozitë unike ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve dhe admiruesve të letërsisë shqiptare.

Ekspozita përfshin më shumë se 44,000 faqe dorëshkrimesh të Kadare-s, duke përfshirë romane të parapublikuara, poezi, dhe skica. Këto dorëshkrime zbulojnë procesin krijues të shkrimtarit dhe përvojat e tij në letërsi, duke ofruar një mundësi unike për publikun që të ndjekë gjurmët e jetës dhe krijimtarisë së një prej shkrimtarëve më të njohur dhe më të respektuar të letërsisë shqiptare.

Dorëshkrimet janë ekspozuar në formën e një instalacioni poliedrik, i cili prezantohet me shumë nderim në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog. Ky instalacion ofron një përvojë të veçantë vizuale dhe intelektuale, duke shpalosur procesin krijues të Kadare dhe pasurinë e veprave të tij.

Mbrëmja u hap nga drejtoresha e COD, Jetona Koçibelli e cila tha “se vendekspozimi i këtyre dorëshkrimeve riskicohet prej prezencës e peshës së veprave të ekspozuara si një pallat i ëndërrave të dëshiruara e të lëna përgjysmë prej Kadaresë, e që tashmë, si u shpreh ajo, na ngelet ne t’i rrugëtojmë siç duhet”.

Gjithashtu, drejtori i Drejtorise se Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido u shpreh se “Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë, një element që e gjen në vazhdimësi në veprën e tij. Sapo i morëm këto dokumente ne i dixhitalizuam, brenda një jave, në mënyrë që të garantojmë paprekshmërinë e tyre të mëtejshme. Pas këtij momenti do të hyjmë në procesin e përpunimit tekniko-shkencor, do të hyjmë në procesin e restaurimit e atyre dokumenteve që kanë nevojë të restaurohen”.

Vajza e Kadaresë shprehu mirënjohjen për DPA dhe COD që organizuan ekspozitën në vijim të dhurimit që familja Kadare bëri të këtyre dorëshkrimeve. “Ndjesi e re t’i shoh këtu pasi jam mësuar t’i shoh nëpër kartona e nëpër dollape. Mundësi që t’i kenë brezat e ardhshme, pasi është si kronikë e rrugëtimit të kombit shqiptar”, u shreh ajo.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të njohur dhe më të respektuar të letërsisë shqiptare dhe botërore. Veprat e tij, të përkthyera në dhjetra gjuhë të ndryshme, kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe letërsinë botërore. Ekspozita e dorëshkrimeve të tij përfaqëson një moment të rëndësishëm për të gjithë admiruesit e tij dhe për studiuesit e letërsisë.

Foto nga Google Images


By Editor