Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe pritje, Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Pas një rrugëtimi plot sfida dhe momente të paharrueshme, Egla arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në një prononcim të shkurtër për Top Albania Radio, pak pasi mori lajmin e fitores, Egla shprehu ndjenjat e saj të thella falënderimi. “Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve,” tha ajo.

Ja nje pjese e intervistes:

Pyetje: Famë e padiskutueshme, ndoshta projekte të mëdha filmike do të vijnë. E kishe pritur këtë pikë të karrierës?

Egla: Për mua nuk është ky me thënë të drejtën Big Brotheri. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të.

Pyetje: Përveç mamit, kujt ja dedikon fitoren?

Egla: Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!

Ky moment triumfi vjen pas një periudhe të vështirë për Eglën, e cila u përball me sfida shëndetësore gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”. Megjithatë, ajo tregoi forcë dhe vendosmëri, duke u bërë një shembull frymëzimi për shumë të rinj dhe të reja që ndjekin rrugëtimin e saj.

Fitimi i “Big Brother VIP Albania” është vetëm fillimi për Eglën, e cila tashmë ka vendosur sytë nga horizonte të reja dhe ëndrra të mëdha. Me mbështetjen e fansave dhe një të ardhme të ndritur përpara, Egla është gati të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe të lërë gjurmë në botën e argëtimit.

Foto nga Google Images

By Editor