Në Dortmund, atmosfera është elektrizuese me festimet që kanë nisur në mëngjesin e së shtunës. Rreth 50 mijë tifozë shqiptare janë mbledhur për të ndjekur ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Euro 2024. Tifozët, të veshur me ngjyrat kuqezi, kanë pushtuar zonat përreth stadiumit Signal Iduna Park duke pritur me këngë dhe valle popullore zbritjen në fushë të Shqipërisë përballë Italisë. Kjo ndeshje është pjesë e finaleve të kampionatit evropian, dhe pas saj, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë më 19 qershor 2024 në stadiumin Volksparkstadion Hamburg. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor 2024 në stadiumin Dusseldorf Arena. Vallja dhe kënga shqiptare kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë Dortmundin të duket sikur “flet shqip” dhe të “vishet kuqezi”. 🇦🇱🦅🇦🇱

By Editor