Armando Broja ka folur me fjalë zemre për Shqipërinë, për tifozët kuqezi, një intervistë për revistën angleze, “Risingballers”.

Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi. Kush te shënoj, te festoje duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”

Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me Euro2024, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria:

Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë.  Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

Me një komb të tërë pas tyre dhe një skuadër që përmban lojtarë që luajnë në disa nga klubet më të mëdha të Europës, Shqipëria ka potencialin për të bërë diçka të veçantë në Euro 2024. Tifozët, të cilët janë të njohur për pasionin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, janë gati të udhëtojnë në Gjermani dhe të inkurajojnë kuqezinjtë drejt suksesit.

By Editor